Ali Ahmeti: Enveri çdoherë do të mbetet në kujtimet tona si një atdhetar dhe humanist i madh

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përcjell një telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së biznesmenit dhe zvkryetarit të Shkupit, Enver Maliqi. “Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut, bashkëpunëtorit, humanistit dhe afaristit të mirënjohur shqiptar z. Enver Maliqi, nënkryetar i parë shqiptar i qytetit të Shkupit.”

“Enveri çdoherë do të mbetet në kujtimet tona si një atdhetar dhe humanist i madh i cili me veprat e veta ke lënë shumë gjurmë në vend dhe në rajon. Ngushëllime të sinqerta familjes Maliqi dhe të gjithë miqve, bashkëndjej me ju. U prehsh në paqe Xhaxh!”, ka shkruar Ahmeti. Gjithashtu, Enver Maliqi ndërroi jetë sot pas komplikimeve nga Covid-19 në Spitalin “Sistina” në Shkup.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu