Ali Ahmeti kundër kandidimit të Zaevit për president

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit të sotëm në klubin e deputetëve, u shpreh kundër idesë që Zoran Zaev të jetë kandidat për president. Një kundërshtim të tillë Ahmeti e ka bërë në mënyrë indirekte.

I pyetur nëse BDI do ta përkrahte Zoran Zaevin për president, Ahmeti tha se nuk do të ishte mirë që lideri i një partie politike, në këtë rast i LSDM-së, të jetë kandidat për president.

Edhe Zaev ka përjashtuar mundësinë që të kandidohet për president shteti. “Mbetem në pushtetin ekzekutiv, ky është qëndrimi im”, ka theksuar Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu