Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha në një intervistë ekskluzive në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se, pozitat e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut po degradojnë për shkak të përfaqësimit jo të denjë në qeveri.
Ahmeti ka akuzuar kryeministrin në detyrë të e Kosovës Albin Kurti se ka marrë anën e kryeministrit të RMV, Kristian Mickocki në dëm të shqiptarëve të RMV dhe të drejtave të tyre, e pa çka ka përmend edhe deklaratën e Kurtit për gjuhën shqipe.
“Unë kam patur takime më herët me zotin Kurti, i kam pas në selinë time me orë të tëra. 5orë, 6 orë. Kam biseduar për të gjitha çështjet, politikave të brendshme, rajonale dhe unë kam folur pa rezervë. Se çka e ka shtyrë zotin Kurti që hapur të prononcohet dhe të marrë anë në drejtim të VLEN-it, që tani më LEN është sepse është copëtuar duhet t’i shpjegojë ai për opsionin. Çka mund të them unë se shqiptarët në Maqedoni janë tepër të irrituar nga deklarata e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës ku ai deklaron se gjuha shqipe kurrë s’ka qenë zyrtare në Maqedoni. Dhe revoltën që e krijoi pa masë te shqiptarët, antishqiptarët një muaj ditë nuk e kanë hequr nga ekranet televizive, ja deklarata e kryeministrit të Kosovës, ai deklaron se gjuha shqipe nuk ka qenë zyrtare”, deklaroi Ahmeti.
Më tej ai tha se “Pse Albin Kurti merr anën e Mickoskit, ka marrë anë dukshëm, mua nuk më pengon. Unë kam bashkëpunuar me të gjitha partitë në Shqipëri dhe Kosovë, asnjëherë nuk kam marrë anë, na duhen marrëdhënie të mira me të dyja shtetet shqiptare. Ka marrë anë hapur në mbështetje të politikave antishqiptare të Mickoskit. 2 muaj mediat në RMV janë marrë me Korridorin e 8, se po ndërtohet në Shqipërinë e Madhe”.