Allegri: E vështirë të shënojë gol ndonjë lojtar tjetër kur Ronaldo është në fushë

Juventusi ka marrë një barazim në Derby d’Italia përballë Interit 1-1.

Bardhezinjtë në këtë takim u futën si kampionët e ri të Italisë, pasi edhe këtë vit për herë të tetë radhazi dominuan kampionatin italian.

Pas barazimit ndaj Interit, trajneri Massimiliano Allegri ka thënë se në pjesën e parë bënë gabime, ndërsa në të dytën është argëtuar.

“Në pjesën e parë kemi qenë në vështirësi, kemi humbur disa topa që kanë mundur të na kushtojnë”.

“Pjesa e dytë ka qenë krejtësisht ndryshe dhe jam argëtuar shumë”, deklaroi Allegri.

Tutje trajneri italian u pyet për golashënuesin Cristiano Ronaldo, pasi gazetarët italian thanë se vetëm ai shënon.

“Është e vështirë të shënoj ndonjë futbollist tjetër kur ai është në fushë. Ronaldo është një vrasës, një sulmues ndryshe nga të tjerët”, deklaroi Allegri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu