Allegri nuk është më i lidhur me Juven

Massimiliano Allegri është i lirë për t’iu kthyer futbollit, pasi që kontrata e tij me Juventusin ka skaduar sot (30 qershor).

Strategu italian u largua në verën e kaluar duke i mundësuar Maurizio Sarrit që ta drejtonte skuadrën, megjithatë kontrata e tij ishte valide edhe për vitin që lamë pas.

Tash, 52-vjeçari nuk është më i lidhur me Zonjën e Vjetër, ndërsa klubi në anën tjetër, nuk do t’ia paguajë më shtatë milionë eurot.

Kjo do të thotë, se Allegri është i lirë që të bisedojë me klubet tjera, siç është Paris Saint-Germaini pa pasur nevojë që të negociojë marrëveshje shkëputjeje.

Trajneri italian i fitoi pesë Scudetto me Juventusin, katër Kupa të Italisë, dy Superkupa të Italisë, si edhe luajti në dy finale të Ligës së Kampionëve (2015 dhe 2019).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu