“Alo, çfarë halli po thua ore?” Futen në lojë “ish-krushqit”, Sabiani përballet me Robertin

Në rubrikën “Mos i Bjer me Top” tek E Diell moderatori Ronaldo Sharka së bashku me Erjola Doçin, vunë në lojë “dy ish-krushqit”, Robertin dhe Sabianin.

Ata i telefonuan të dy njëkohësisht dhe përmes një mikrofoni afër telefonave u dëgjua e gjithë biseda e tyre.

Gjatë telefonatës ata nuk e njohën-njëri tjetrin dhe Robert Aliaj e pyet Sabianin se kush është, ndërkohë Sabiani i përgjigjet se telefonatën e parë e ka marrë nga ai dhe kërkon emrin se kush ishte.

Të dy po pyesnin njëri-tjetrin për emrin dhe si përfundim e lanë se telefonata ishte gabimisht.

Robert Aliaj: Alo.

Sabiani: Hë më dëgjon?

Robert Aliaj: Kush je mo?

Sabiani: Po ti kush je se morë në këtë numër?

Robert Aliaj: Po ti merr në telefon dhe më pyet kush je ti?

Sabiani: Më ke marrë tek ky numri pak më parë.

Robert Aliaj: Nuk të kam marrë unë. Kur?

Sabiani: Tani sa i ke rënë para as një minutë.

Robert Aliaj: Po jo mo zotëri, unë zbrita nga lart poshtë, se kam pasur me vete fare telefonin. Nejse nuk e di çfarë halli ke, po nuk kuptova asnjë gjë.

Sabiani: Çfarë halli po thua ore?! Më ka rënë ky numri dhe prandaj të mora.

Robert Aliaj: Jo ndoshta do jetë dhe gabimi i rrjetit, nuk e di çfarë ka ndodhur.

Sabiani: Ndoshta.

Robert Aliaj: Ok, hajde kalofsh mirë.

Sabiani: Edhe ti inshallah.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu