Alternativa zbulon kandidatin për deputet në Gostivar

Dega e Alternativës në Gostivar ka propozuar për kandidat për deputet kryetarin e forumit rinor, Afan Elezi.

Elezi është një nder aktivistët më të shquar, që gëzon respekt të madh në Gostivar, thonë nga Alternativa. Ai është i diplomuar për juridik në Universitetin e Evropës Juglindore, ndërsa po ashtu ka titullin magjistër i të Drejtës Penale, që e ka marrë në UEJL.

Një periudhë ka punuar në Komunën e Gostivarit, kurse tani është i angazhuar në Ministrinë për Kulturë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu