Ambasada amerikane: E rëndësishme të respektohen masat e Qeverisë së Kosovës

Ambasada amerikane në Kosovë ka thënë se është e rëndësishme të respektohen masat e Qeverisë së Kosovës dhe komunave, me qëllim të përhapjes së koronavirusit.

“E dijmë se distancimi social dhe zbatimi i kufizimeve në lëvizjen lokale është duke zgjatur. Por, është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë t’i respektojmë masat e Qeverisë së Kosovës dhe komunave lokale, për ta ndalur përhapjen e COVID-19”, shkruan në statusin në Facebook, të ambasadës.

Në status, të cilit i është bashkëngjitur edhe vendimi i ministrisë në detyrë të Shëndetësisë, po ashtu shkruan se “do të mund ta shohim njëri tjetrin më shpejtë, nëse zbatohen këto masa”.

“Jemi në këtë së bashku dhe së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, shkruan ambasada.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu