Ambasadori britanik takohet me Abdixhikun dhe ia dëgjon planet

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, kafen e mëngjesit të mërkurën e ka pirë së bashku me kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. Abbott tha se diskutuan për planet e Abdixhikut, për të ardhmen e LDK-së dhe për rolin krontruktiv të opozitës që presin ta kenë.

Unë i ofrova Lumirit urimet e mia gjatë kafes këtë mëngjes dhe dëgjova për planet e tij për të ardhmen e LDK-së dhe rolin konstruktiv të opozitës që ata presin të luajnë”, shkroi ai.

Ndryshe, Abdixhiku sot në ora 14:00 do të takohet me me deputetët e zgjedhur të partisë së tij.

Temë e diskutimit do të jetë konstituimi i institucioneve, ndërkaq takimi me deputetët po mbahet dy ditë para takimit që është paralajmëruar se do të mbahet me U.D të Presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidatin për kryeministër të LVV-së, Albin Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu