Ambasadori palestinez në OKB ka shpërthyer në lot të mërkurën teksa i është lutur Këshillit të Sigurimit të adresonte krizën e thelluar në Gaza.
“Më falni z. kryetar! Unë kam nipa e mbesa. E di se çfarë rëndësie kanë për familjet e tyre. Dhe të shohësh këtë situatë të palestinezëve, pa pasur ne zemër për të bërë diçka, është përtej aftësisë së një njeriu normal për të toleruar. Flakët dhe uria po gllabërojnë fëmijët palestinezë. Për këtë jemi të indinjuar si palestinezë gjithkund. 14 milionë prej nesh, në territoret e okupuara, në diasporë, në kampet e refugjatëve, në vendet e largëta deri në Kaliforni”, tha Riyad Mansour, me zërin e tij që dridhej.
Ai ka dënuar sulmet ndaj civilëve, qofshin palestinezë apo izraelitë, por ka denoncuar ato që ai i ka quajtur “standarde të dyfishta” në përgjigjet globale.
“Asgjë nuk mund të justifikojë sulmin ndaj civilëve… ne jemi qenie njerëzore. Ne jemi palestinezë krenarë. Ne duhet të trajtohemi tamam si gjithë të tjerët”, ka thënë ai.