Ambasadori rus: Shqiptarët e Maqedonisë të mos shfrytëzohen nga fuqitë e jashtme politike

Ambasadori rus i OSBE-së, Aleksandar Lukasheviç, ka bërë thirrje për ndërprerjen e ndërhyrjeve të jashtme në punët e brendshme të Maqedonisë.

“E drejta e qytetarëve maqedonas duhet të respektohet prandaj edhe bëjmë thirrje që të gjithë fuqitë politike në vend, po ashtu BE-ja dhe SHBA-të, të ndjekin rrugën e dialogut për zgjidhjen e gjendjes në Maqedoni”, thekson Lukasheviç.

Ambasadori rus theksoi se pakica shqiptare në Maqedoni nuk duhet të shfrytëzohet nga ndonjë fuqi dhe deklarata të cilat dëmtojnë rendin kushtetues të Maqedonisë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu