Ambasadorja kroate Tiganj: Kroacia mbështet RMV-në në rrugën e integrimit

Ambasadorja Nives Tiganj thotë se vendimi për hapjen e bisedimeve në kohën e presidencën kroate nuk mbeti e plotë sepse nuk u shoqërua me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Vendimi për hapjen e bisedimeve me RMV-në ishte ndër prioritetet kryesore të presidencës sonë të cilën edhe e realizuam. Më vjen keq që konferenca e parë ndërqeveritare e cila duhej të mbahej në dhjetor vitin e kaluar, duhej të ishte pjesa integruese e atij vendimi… Në lidhje me politikën e zgjerimit Kroacia dukshëm ka bërë edhe pse u përball me shumë sfida në kohën e presidencës së saj”, u shpreh ambasadorja e Kroacisë, Nives Tiganj.

Bashkimi Evropian mban në fokus krijimin e mundësisë për fillimin e bisedimeve me RMV-në, si dhe hapjen e terrenit për raporte të mira bilaterale me të gjitha vendet anëtare të BE – së, thotë ambasadorja e Kroacisë.

Rëndësia e procesit evropian dhe fokusi i BE-së në RMV në kohën e pritjes së fillimit të bisedimeve është parësore, para së gjithash, që të intensifikohen marrëdhëniet bilaterale me secilin shtet anëtarë të BE-së”, theksoi Tiganj.

Kroacia është shtet më aktiv me projekte twining në RMV me të cilat përkrah edhe më tutje aktivitetet që ndihmojnë kapacitetet shtetërore të RMV-së dhe administratën që të jetë e gatshme për fillimin e bisedimeve, thotë ambasadorja e Kroacisë në vendin tonë, Nives Tiganj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu