Shtetet e Bashkuara mund të pezullojnë shqyrtimin e çështjes së hyrjes së Ukrainës në NATO për shkak të kërcënimit të afrimit midis Rusisë dhe Kinës, shkruan “National Interest”, transmeton InfoShqip.
Sipas portalit, Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë të forcojnë bashkëpunimin ruso-kinez dhe janë të gatshme për kompromis në mënyrë që të parandalojnë që Rusia të përqafohet nga Kina.
“Kjo mund të ndodhë vetëm nëse Rusisë i ofrohen kushte që korrespondojnë me interesat e saj kombëtare, përfshirë ngrirjen e shqyrtimit të çështjes së anëtarësimit të Ukrainës në BE dhe NATO”– theksoi autori i materialit.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri amerikan Joseph Biden biseduan më 16 qershor në Gjenevë. Gjatë bisedimeve, Biden sugjeroi që Putini të konsiderojë nëse Rusia duhet të rrisë varësinë e saj nga Kina. Më vonë, gazeta kineze “Global Times” njoftoi se rusët e konsideruan si poshtëruese deklaratën e Biden se Pekini po ushtronte presion mbi Moskën./InfoShqip.com









