Amerika do të dërgon edhe 400 ushtarë shtesë në Kosovë

Që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë kontribuar me trupa në Forcën e Kosovës (KFOR) të prirë nga NATO, e ngarkuar me ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ndihma nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën nuk ndalet asnjëherë, Shtëpia e Bardhë ndihmoi Kosovën javë më parë edhe me 1.1 milion euro në këtë kohë pandemie.

Mirëpo, SHBA tani kanë vendosur që të dërgojnë në Republikën e Kosovës edhe 400 ushtarë shtesë të cilët do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Të gjithë ushtarët të cilët pritet të vijnë në Kosovë brenda këtij viti janë nga Garda Kombëtare e Iowas.

“Një grup shtesë prej 400 ushtarës të Gardës Kombetarë të Ioëas morën urdhrat për të mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Garda e Iowas.

Ata do të vijnë në muajin korrik dhe në gusht, ndërsa vendosja e tyre nëpër kampe do të zgjasë afro një vit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu