Amerika kërkon heqjen e taksës: Kurti i bindur se kjo është rruga e duhur për një marrëveshje Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar qëndrimin e tij tashmë, sa i përket taksës së vendosur nga parardhësi i tij Ramush Haradinaj, duke thënë se ajo duhet të hiqet dhe të zëvendësohet me reciprocitet të plotë. Gjë e cila shte kërkuar dhe mirëpritur edhe nga SHBA-të.

Richard Grenell, i dërguari special i Trumpit për bisedimet Prishtinë-Beograd, i ka kërkuar palës kosovare që ta heqin tarifën ndaj mallrave serbe për t’i hapur rrugë dialogut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si rrallëherë tani është pro-bisedimeve me shtetin e Serbisë për të arritur marrëveshjen përfundimtare të negociuar nga BE’ja dhe SHBA’ja.

Ai ka shprehur për gatishmërinë e tij për përfshirje në dialogun me Serbinë, si dhe për përfshirjen e SHBA në këtë proces përmes emisarit special të presidentit Trump, ambasadorit Richard Grenell.

“Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, kishte shkruar Kurti ditë më parë në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njihet për raportet jo të mira dhe të ftohta me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, por ai po paralajmëron bashkëpunim me të rreth diplomacisë, shkruan Gazeta Metro.

Kurti tani po thotë se presidenti Thaçi nuk duhet të përjashtohet nga dialogu me Serbinë, sipas tij ai është person i rëndësishëm në diplomacinë e jashtme.

Ai po thotë se zë vendin e tij në bisedimet me Serbinë, mirëpo nuk do të jenë veprimet e tija sikurse me qeveritë e kaluara të Kosovës.
“Nuk besoj që mund të kemi një ekip ku është edhe kryeministri, edhe presidenti, sepse nuk është në natyrën e negociatave të bisedimeve ndërkombëtare një situatë e tillë. Por, unë nuk dua ta përjashtoj presidentin e Kosovës. Unë besoj që ai është i rëndësishëm si funksion për politikën tonë të jashtme, mirëpo politikën e jashtme e krijon Qeveria e Republikës së Kosovës. Pra, pa përjashtuar mirëpo jo edhe duke udhëhequr siç ka qenë rasti në të kaluarën”, kishte thënë Kurti një intervistë.

Natyrisht, presidentit Thaçi i ka dhënë përsëri udhëheqjen dhe primatin në bisedimet me Serbinë ambasadori Richard Grenell, i dërguari special i Trumpit për bisedimet Prishtinë-Beograd.

Jo vetëm kjo, vizita e Grenellit në Prishtinë ka bërë që Kurti të ketë një qasje ndryshe ndaj Thaçit dhe dialogut me Serbinë, ai madje ka paralajmëruar se Kosova do ta heq taksën 100% ndaj produkteve serbe, atë do ta zëvendëson me reciprocitet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu