Amerikanët publikuan një fotografi të një arme të re për të cilën është përfolur prej vitesh, ja pse u zhduk menjëherë

Ushtria e Shtetet e Bashkuara të Amerikës publikoi për pak kohë dhe më pas i tërhoqi pa shpjegim disa foto zyrtare të sistemit të saj më të avancuar hipersonik, Dark Eagle, por imazhet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe forumet ushtarake, sipas Defense Blog. Dark Eagle, i njohur zyrtarisht si LRHW (Long-Range Hypersonic Weapon), është një sistem raketor me rreze të mesme që përfaqëson një nga teknologjitë më të përparuara amerikane në fushën e armëve.

Ndryshe nga raketat balistike tradicionale, projektilët e tij mund të manovrojnë gjatë fluturimit, duke ndryshuar trajektore dhe duke e bërë shumë të vështirë zbulimin dhe kapjen nga sistemet ekzistuese të mbrojtjes ajrore dhe raketore. Sipas ushtrisë amerikane, raketat mund të arrijnë shpejtësi mbi 3,000 milje në orë, të ngjiten deri në skajet e atmosferës së Tokës dhe të qëndrojnë jashtë rrezes së mbrojtjes armike deri në momentin e goditjes, kur reagimi bëhet pothuajse i pamundur.

Misioni kryesor i këtij sistemi është kryerja e goditjeve të shpejta dhe precize ndaj objektivave me vlerë të lartë, si qendrat e komandës apo infrastruktura ushtarake e fortifikuar dhe e mbrojtur me teknologji moderne. Dark Eagle është projektuar si platformë mobile e montuar në rimorkio, çka lejon dislokim të shpejtë në zona të ndryshme operacionale. Fotot e tërhequra besohet se zbulonin detaje të lançuesit dhe konfigurimin e sistemit në përgatitje për përdorim operacional. Sipas vlerësimeve të GAO, pajisja e baterisë së parë të sistemit do të kushtojë rreth 2.7 miliardë dollarë, duke përfshirë jo vetëm raketat, por edhe pajisje të sofistikuara të prodhuara me materiale special.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu