Ami dhe Ermali përjetojnë momente paniku, “humbin” djalin

Ermal Mamaqi nuk është vetëm ai djali  që shohim  në televizor i cili çdo situatë e kthen në  humor, pasi jashtë ekranit ka edhe një jetë familjare. Duke mbetur tek kjo e fundit, moderatori teksa ishte i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ka rrëfyer një moment të vërtetë tmerri  që ka përjetuar në Barcelonë bashkë me Amin  kur djali i tyre Noeli ishte zhdukur.

Kjo ka ndodhur gjatë njërit prej udhëtimeve të tyre të punës ku kishin vajtur me misionin për të parë fustane nusërie. Por teksa shikonin fustanet, kujdeseshin për të birin një herë njëri, pastaj tjetri. Ermali tregon se askush nuk e kuptoi se si ndodhi, por në një moment ata u takuan dhe Noeli nuk ishte askund.

“Ishim mes një turme me 5000 njerëz. Në një moment, nuk e di se çfarë ndodhi por mbaj mend vetëm Amin që vjen dhe më thotë: Po e mban ti djalin, apo jo?” dhe unë i përgjigjem: “Jo, po e mban ti!”, tregon Ermali.

Aty nisi paniku mes tyre dhe nisën ta kërkonin kudo por nuk po e gjenin. Më pas lajmëruan rojet të cilët nuk arritën ta gjenin. Si përfundim, shkuan ta kërkonin tek një vend ku kishin qenë atë mëngjes dhe djali e kishte pëlqyer aq shumë, sa mezi kishte pranuar të ikte.

E gjetën aty, duke i rënë pianos. “Pas gjithë këtij ankthi, thanë të dy: “A ia vlen puna, kur mund të ndodhin të tilla gjëra?!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu