Amir Rrahmani merr një ofertë joshëse nga Arabia, në dilemë për të ardhmen

Një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, duket se ka futur në “mendime” të thella Amir Rrahmanin.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, e ardhmja e mbrojtësi shqiptar të Kosovës, është në qendër të vëmendjes, pasi futbollisti që aktivizohet te Napoli, po shqyrton një ofertë të majme nga Arabia Saudite.

Rrahmani, i cili iu bashkua Napolit në vitin 2020 dhe ishte protagonist në dy sezonet historike të titullit kampion, është në moshën 30-vjeçare, dhe një transferim në Lindjen e Mesme mund të përfaqësojë mundësinë e fundit për një kontratë të rëndësishme financiarisht, në një kampionat më pak konkurrues.

Klubi napolitan është i vetëdijshëm për mundësinë reale të largimit të njërit prej mbrojtësve më të besuar dhe ka nisur menjëherë lëvizjet për të gjetur një zëvendësues të denjë.

Dy emra janë në krye të listës së alternativave. Bëhet fjalë për Trevoh Çalobah i Çelsit dhe Sam Beukema i Bolonjës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu