Analistët: Mund të ketë marrëveshje të fshehtë për amnistimin ish-qeveritarëve

Ekzistojnë shumë dyshime për prapavijën e vendimeve të gjykatës që të mos caktojë masë arresti për asnjërin prej ish funksionarëve të qeverisë edhe përkundër dëshmive të forta të cilat janë prezantuar para gjykatës. Kështu tha gazetari Isen Saliu, i cili shtoi se shkaqet mund të jenë të ndryshme, fajtor mund të jenë strukturat gjyqësore të caktuara nga Qeveria e kaluar të cilët kanë ende pozicione në gjyqësor, por nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe ndonjë marrëveshje mes qeverisë së re dhe ish qeverisë që tani është në opozitë.
“Duke pasur parasysh se një segment mjaft i rëndësishëm dhe mjaft i fuqishëm i ish qeverisë mbeti pjesë në qeverinë e re, dhe afër mendjes mund të jetë që kjo pjesë e ish qeverisë që ka mbetur në qeverinë e re të angazhohet për mbrojtjen e partnerëve të tyre me të cilët ishin deri para ca muajve në koalicion që ata partner të mos u nxjerrin diçka komprometuese për ta”
Por, Saliu shton se këto vepra të rënda penale nuk vjetërsohen dhe në momentin kur do të ndodh reforma e vërtet në gjyqësor atëherë lëndët do të procedohen sërish.
Nga ana tjetër eksperti juridik Osman Kadriu tha se veprimet e tilla të gjykatës paraqesin edhe një atak të rëndë mbi sistemin juridik dhe sistemit Kushtetues të Maqedonisë pasi që po pengohet zbardhja e këtyre rasteve.
“Mjerisht kjo që ndodh në gjyqësorë flet se këtu kemi të bëjmë me një dukuri tejet negative. Këto vendimi që i sjell gjyqësori kanë për qëllim që të mos zbardhet rasti penalo-juridik për gjitha veprat dhe kryerësit e veprave penale dhe për këtë bart përgjegjësi gjyqësori në tërësi ndërsa bart përgjegjësi edhe Këshilli gjyqësor i Maqedonisë”
Ai tha se me reformat që duhet të bëhen do të ketë një ndriçim të rasteve, mbi të gjitha shtoi ai reformat janë të nevojshme edhe për ndriçimin e rasteve penalo juridike në të cilat janë të akuzuar një numër i madh i shqiptarëve, për të cilat akte dhe procese ka dëshmi të mjaftueshme se janë procese të montuara politik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu