Analisti kosovar që jeton në SHBA, Bleron Baraliu ka thënë se Vjosa Osmani ka aderuar sot në VV, pas marrëveshjes së nënshkruar me Albin Kurtin.
Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Osmani do të dështoj pa asnjë mëdyshje.
“Tash, kjo levizje, me automatizem nenkupton se nisma e saj, Guxo, me nuk ekziston, dhe nuk mund te pres terheqjen e votes kundrejt LDKse as perafersisht sic do tmund ta bente duke garuar si entitet i vecante (edhe qofte ne koalicion). Perndryshe VV do te marr voten qe do merrte nga LDK, me nuanca jo dramatike shtese per shkak te Vjoses ne liste (do ta amalizoj gjate diteve ne vijim…”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
“Kete nuk e prisja. Nuk ka koncept me te shtrember se sa Vjosa te shuaj aktivizmin e saj duke garuar per President. Jo qe jam fans i saj, ende kam rezerva te thella ne shkathtesite dhe metodat ne fakt, por rrebelizmi i saj ishte katalist per ndryshim e progres ne LDK, qofte duke e ndare voten ne keto zgjedhje.
Tash, kjo levizje, me automatizem nenkupton se nisma e saj, Guxo, me nuk ekziston, dhe nuk mund te pres terheqjen e votes kundrejt LDKse as perafersisht sic do tmund ta bente duke garuar si entitet i vecante (edhe qofte ne koalicion). Perndryshe VV do te marr voten qe do merrte nga LDK, me nuanca jo dramatike shtese per shkak te Vjoses ne liste (do ta amalizoj gjate diteve ne vijim…
Ne pergjithesi do te cilesoja kete hap te Vjoses si nje aderim ne VV, e jo bashkim listash/koalicion. Megjithate, pasi do te deshtoj (pa asnje medyshje) te fitoj postin e Presidentit, Vjosa do te kthehet ne politike, por tejet e gjymtuar. Albini, ne anen tjeter, nga kjo nxjerre nje fitore megjithate, duke margjinalizuar dhe me tutje nje ‘rival potencial’.”, ka shkruar analisti Baraliu.
Kete nuk e prisja. Nuk ka koncept me te shtrember se sa Vjosa te shuaj aktivizmin e saj duke garuar per President. Jo…
Posted by Bleron Baraliu on Thursday, January 14, 2021









