Me afrimin e zgjedhjeve presidencale kanë filluar edhe “sugjerimet” e analistëve politik për figura të ndryshme se cili nga ata është kandidati më i mirë konsensual për president të ardhshëm të Maqedonisë Veriore, shkruan InfoShqip.
E në këtë kohë partia shqiptare në pushtet BDI është në kërkim të një kandidati konsensual dhe këtë rast e ka shfrytëzuar për të ironizuar analisti Visar Ademi i cili ka propozuar deputetin Amdi Bajram për president konsesual. Analisti në fjalë ka radhitur edhe 6 arsye se pse Amdi Bajram është kandidati më i mirë për president konsensual.
Ai në statusin e tij në Facebook ka shkruar:
“Amdi Bajrami- eshte kandidati me i mire konsesual.
E para, ka eksperience me te gjate institucionale se te gjithe te tjeret,
E dyta, eshte karte fituese sepse ka vizion duke qene gjithmone me partine ne pushtet,
E treta, nuk eshte Maqedon por i grupeve etnike qe e ploteson kriterin e DUI-t,
E katerta, tallet me tema serioze.. Edhe ashtu ne kete shtet asgje nuk duhet te meret serioze edhe Amdiu ketu eshte ne teren te vet.
E pesta, eshte BRAND!
E gjashta, eshte kandidati im. Do te kete voten time!!” /InfoShqip.com
FOTO:








