Ancelotti “kërcënon” Juventus-in dhe i jep një mesazh treshes Messi-Neymar-Mbappe

Napoli i Carlo Ancelotti-t do të kthehet në fushë pas ndërprerjes së futbollit të klubeve për takimet e kombëtareve. “Axurrët” i pret një cikël i rëndësishëm ndeshjes, që do të fillojë këtë të dielë me ndeshjen e kampionatit në shtëpi kundër Chievo-s.

“Na pret një seri ndeshjesh shumë të rëndësishme”, ka thënë trajneri Ancelotti në konferencë për shtyp. “Do të jetë një mundësi për të treguar cilësinë tonë. Objektivi është t’i afrohemi Juventus-it në kampionat dhe të kalojmë grupin në Champions League”.

“Bardhezinjtë i kanë fituar të gjitha ndeshjet deri tani me përjashtim të një barazimi, kështu që diferenca që kemi është më shumë meritë e tyre se mangësi e jona. Gjithsesi, tani duhet të mendojmë vetëm për Chievo-n”.

Në fund, Ancelotti është kthyer të flasë mbi mundësinë për të punuar me Edinson Cavani-n: “Më pyetën ‘Do të pëlqente të punoje me të?’ Nuk fshihem, jam përgjigjur se më pëlqen të punoj me kampionë. Me Cavani-n nuk kam punuar kurrë, por mund të përmend edhe Messi, Mbappe e Neymar. Kjo nuk do të thotë se janë objektiva të Napoli-t”, ka thënë Ancelotti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu