Andi Lila merr dënimin, telefonon Ori Nebiajn: Nuk e meritoje mandatin e deputetes

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares, Andi Lila i ka bërë një rreng deputetes më të re të Partisë Demokratike, Oriela Nebiaj. E ftuar në emisionin “E diell”, Lila mori një dënim për të cilin duhet të merrte Nebiajn në telefon dhe t’i thoshte që nuk e meritonte mandatin. Mirëpo pavarësisht situatës, duket se Nebiaj e ka marrë me sportevitet.

Andi Lila:Alo, Ori çkemi? Në Amerikë, je zgjuar? Desha të të them se nuk e mendon mandatin e deputetes?

Ori Nebiaj:Po shumë mirë mendon. Unë të mora në telefon e thashë mos e ka parë që jam në New York, ka ndonjë rob këtej dhe do me i marrë ndonjë porosi. Tipike kështu muhabetesh.

Të përshëndes shumë. Je shumë e mirë“- tha Andi Lila.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu