Andi Lila nuk mjaftohet më vetëm me kontributin në fushën e lojës si futbollist për Kombëtaren, por edhe duke u vënë në shërbim të shokëve të skuadrës. Futbollisti, për të cilin trajnerët thonë se mund të bëjë gjithçka në fushën e lojës pasi përshtatet në çdo rol, këtë radhë ka provuar të bëjë gjithçka edhe jashtë katërkëndorit të gjelbër në shërbim të ekipit.
Në fotot dhe videot e postuara në rrjetet sociale, ai shfaqet duke provuar edhe profesionin e berberit, ndërsa eksperimenton në kokën e shokut të dhomës, Sokol Cikalleshit, talentin e tij.
“E bon edhe berberin” shkruan Cikalleshi, ndërsa kundërpërgjigja e Lilës vazhdon me të njëjtat nota humori, duke postuar fotot e tij në punë e sipër në “sallon bukurie @sokolcikalleshi”.