Andjelkoviç: Nuk duhet hidhëruar Rusinë, na duhet në mbrojtje të integritetit tonë territorial

Meqenëse Bashkimi Evropian vendosi katër zyrtarë rusë në listën e sanksioneve më 2 mars për arrestimin e udhëheqësit rus të opozitës Alexei Navalny, Serbia ka qenë nën presion të vazhdueshëm për t’u bashkuar me lëvizjen.

Zyrtarët serbë në disa raste janë sugjeruar se do të ishte mirë që Beogradi, si një kandidat për anëtarësim, të ndjekë politikën e jashtme të Brukselit, por një ofertë të tillë Vuçiç e refuzoi.

Kjo lëvizje e Vuçiçit mbron pozicionet strategjike të Serbisë përballë negociatave për statusin e Kosovës. Siç pritej, kjo në BE do të shërbejë si mundësi e mirë për vendet perëndimore që të vazhdojnë të bëjnë presion mbi Beogradin dhe Vuçiçin!

Analisti Dragomir Andjelkoviç thotë se “presioni mbi Serbinë për çështjen e Rusisë është konstant dhe se nuk pritet të rritet, sepse fqinjët tanë – Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë vendosur të ndjekin vendimin e Brukselit.

Vendet perëndimore e kuptojnë se çështjen e Kosovës e kemi të hapur dhe këtë problem nuk e kanë vendet tjera në rajon, por ne nuk duhet të vendosim sanksione ndaj Moskës. Na duhet mbështetja e Rusisë për të mbrojtur integritetin tonë territorial. Nëse do të bashkoheshim me sanksionet, do të ishte një tradhti, sepse nuk do të kishim më një vend që mbron hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara, dhe kjo do të ishte një lëvizje e drejtuar kundër vetvetes.”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu