Angelina Jolie rrëhet për herë të parë pas ndarjes me Brad Pitt

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur divorci i çifti të famshëm hollivudian Angelina Jolie dhe Brad Pitt u bë kryetemë e mediave.

Por pas kaq muajsh Angelina Jolie ka treguar në një intervistë për Vanity Fair’s, vështirësitë që ka hasur gjatë divorcit, jetën e saj pa Brad, si edhe rritjen e 6 fëmijëve.

Ajo është shprehur se gjithmonë përpara fëmijëve është përpjekur të qëndrojë e fortë, për të mos i mërzitur ata.

“Mendoj se është më mirë të qaj në dush, sesa para tyre. Ata duhet të dinë që gjithcka është mirë edhe kur nuk janë të sigurt”,-është shprehur Jolie.

Ndërsa për ish-bashkëshortin e saj, ajo nuk ka folur shumë por ka preferuar të thotë vetëm këto fjalë, “Ne e duam familjen dhe të dy po punojmë që të arrijmë objektivat tonë”.

Jolie dhe Brad u martuan në 2004 dhe kanë 6 fëmijë së bashku. Jolie i dha fund martesës së tyre në vitin 2016, pasi qëndruan 12 vite së bashku. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu