Anglia eliminohet nga Botërori, Rama lëshon batutën ironike ndaj kryeministres britanike

Kryeministri Edi Rama dhe liderët e tjerë të Evropës kanë qenë sot në Samitin e NATO-s, por nuk kanë lënë pas dore dhe ndeshjen e gjysmëfinales.

Rama ka bërë publike një video ku të gjithë liderët janë mbledhur rreth një telefoni dhe shohin ndeshjen Kroaci-Angli.

Pas përfundimit të ndeshjes, Rama ka ngushëlluar kryeministren britanike me batutën ironike “Po vjen në shtëpi”.

“Kupa e Botës po vjen në Ballkanin Perëndimor, e bëtë diçka për Ballkanin Perëndimor”, tha duke qeshur ai dhe duke marrë “falënderimet” nga May. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu