Anija turke që do ta ndërrojë “lojën” në Mesdhe, e pajisur me sistem mbrojtës kundër-raketor, është autonome dhe lëvizë me shpejtësi 65 km/h

Turqia ka zbuluar anijen e re pa ekuipazh e pajisur me sistemin mbrojtës kundër-raketor me të cilin mund të operoj përmes inteligjencës artificiale.

Kjo anije e re – prototip – quhet AUSV dhe është pa kapiten e cila do të duhej të luante rol kyç në Mesdhe, transmeton Telegrafi.

Anija pritet të hyjë në përdorim muajin e ardhshëm, dhe është folur shumë për të në kohën kur mes Turqisë dhe Greqisë janë rritur tensionet.

AUSV pa kapiten është ndërtuar në fabrikën e anijeve Ares, që konsiderohet prodhuesi më i madh i anijeve ushtarake dhe atyre komerciale në vend.

Ares pretendon që AUSV do të mund të arrijë shpejtësinë prej 65 kilometra në orë, duke theksuar se “do të jetë plotësisht autonome”.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu