Anijet ruse në Kanalin e La Manshit, alarm në Londër

Ministria e Mbrojtjes britanike ka dhënë njoftimin e se 4 anije ruse janë pikasur në Kanalin e La Manshit dhe menjëherë një anije e marinës britanike është nxjerrë në lundrim.

Dy fregata ruse dhe dy anije mbështetëse u shoqëruan nga “HMS Westminster” teksa iu drejtuan veriut duke u kthyer nga Mesdheu.

Në deklaratën e ministrisë britanike thuhet se Rusia e ka rritur me 10 herë aktivitetin detar në ujërat pranë Britanisë dhe në Atlantikun e Veriut në këtë dekadë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu