Mbi 100 garues ishin pjesë e gjysmë maratonës, në Prishtinë, atletët garën e kanë sfiduar në 21 kilometra dhe 5 kilometra, ndërsa, fëmijët në 2 kilometra.
Pjesë e kësaj gare janë edhe personat me aftësi të kufizuara. e cila konsiderohet si ngjarja më e madhe në vendin tonë.
Në këtë maraton moren pjesë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj me bashkshorten Anita Haradinaj, dhe siç duket anita ka mposhtur bashkshortin duke e lënë mbrapa.
Garuesi Bernard Moinde Mateka është fitues i gjysmë-maratonës “Prishtina 2017”, e cila po mbahet në Prishtinë.
Keniani shtegun prej 21 kilometra e kaloi për 1:05 minuta e 52 sekonda, transmeton kp.
Gjysmë-maratona e sivjetmë ka zgjuar interesim mjaft të madh të atletëve, por edhe të qytetarëve të Kosovës.
Në këtë organizim gjithashtu bëhen gara edhe në 5 kilometra, për fëmijë 2 kilometra, si dhe për persona me aftësi të kufizuara.