Psikiatër, psikologë dhe punonjës social kanë dërguar në New York Times një letë të hapur në të cilën ata përfundojnë se “gjendja mendore e Donald Trumpit do e pengoj të shërbejë si president.”Teksti i nënshkruar nga 35 ekspertë, thotë se sjellja dhe fjalori i Trumpit sugjeron se ai është i paaftë për ndjeshmëri dhe tendencë e tij “shtrembërim i realitetit”, që po e përdor për qëllime të ndërtimit të miteve të madha por edhe sulmet ndaj atyre që po i mohojnë faktet, është e mundur që të çojë në rritje të pushtetit të tij, transmeton lajmi.net.
Përndryshe psikiatrit kanë dhënë mendimet e tyre profesionale për gjendjen psikologjike të disa prej figurave publike që ata nuk janë të aftë për postet që i mbajnë.
Megjithatë, ky grup i eksperteve i ka thënë NYT se e kanë parë të arsyeshme të diskutojnë tani sepse më vonë do të jetë shumë e rrezikshme.
“Fjalori dhe sjelljet e tij, demonstrojnë një paaftësi që të lejojë mendime të ndryshme nga ata rreth tij, kjo do të çojë në një dështim të madh. Fjalët dhe sjellja e tij tregojnë pamundësinë e fundit të ndjeshmërisë… në besojmë se një paqëndrueshmëri e madhe emocionale e bëjnë Trumpit të paaftë që të shërbejë në mënyrë të sigurt si president.
Kjo letër është vetë një vazhdim i shqetësimit të shprehur më parë nga shumë analistë dhe senatorë, disa nga ata të cilët kanë se presidenti i SHBA-së nuk është “shëndosh mendërisht.”/shkurtshqip










