Instituti për Shkencë dhe Pedagogji Akademike – Prishtinë, me eksperiencë disa vjeçare në fushën e exit-polleve, anketave dhe kërkimeve shkencore në lëmitë e statistikës, shkencave juridike, politike dhe filozofike, ka realizuar një anketë pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale, që u mbajt më 19 tetor.
Periudha e realizimit: 22 – 28 tetor 2025
Numri i të anketuarve: 4,360 qytetarë
Metoda: Thirrje telefonike me 6 pyetje konkrete dhe anketim në terren
Vendbanimet e përfshira:
Të gjitha vendbanimet kryesore të Komunës së Strugës: Kalishta, Frëngova, Ladorishta, Zagraçani, Veleshta, Livadhia, Dollogozhda, Tateshat (1 dhe 2), Llabunishti, Podgorci, si dhe në viset malore si Misllodezhd, Poum, dhe në fshatrat me shumicë maqedonase Drasllavicë, Morovishtë, Vranishtë, Tashmarunishtë.
Gjithashtu, anketimi është zhvilluar edhe në qytetin e Strugës, i cili përbëhet nga një popullatë e përzier: shqiptarë, maqedonas, turq, vllehë, boshnjakë dhe romë.
Metodologjia:
• Anketa është zhvilluar përmes thirrjeve telefonike kryesisht në zonat malore.
• Në qytet dhe në disa fshatra fushorë, anketimi është bërë drejtpërdrejt në terren.
REZULTATET E ANKETËS:
• Dr. Arsim Dalipi – 54.5%
• Të pa përcaktuar / të pa definuar – 3.2%
• Mendi Qyra – 42.3%
Porositës i anketës:
Bashkimi i disa OJQ-ve në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të një iniciative për monitorimin e opinionit publik pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale.
Brenda javës, instituti do të publikojë edhe rezultatet e tjera të anketave të realizuara në Dibër, Kërçovë dhe qytetin e Shkupit.











