Anketa, shqiptarët e përkrahin LSDM-në më shumë sesa maqedonasit

Për maqedonasit, zgjedhjet e parakohshme të reja parlamentare ndërsa për shqiptarët – shumica parlamentare aktuale sjell zgjidhjen e krizës politike në vend.

Kështu tregon anketa më e re e realizuar nga instituti TEAM dhe e mbështetur nga USAID-i dhe Instituti Nacional Demokratik (NDI), sipas të cilës, 33.9 për qind e maqedonasve kërkojnë zgjedhje të reja, 20 për qind qeveri të shumicës me mandat LSDM-në, ndërsa 10.5 për qind e të anketuarve maqedonas mendojnë se vetëm një koalicion i zgjeruar do të zgjidh krizën politike në vend, shkruan gazeta KOHA.

Shqiptarët ndërkohë janë shprehur krejtësisht kundër – 71.9 për qind kërkojnë qeveri të shumicës aktuale në Parlament, ndërsa vetëm 1.5 për qind thonë se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme për zgjidhjen e krizës.

Rezultatet e anketës kanë nxjerrë në pah edhe dukurinë e mbështetjes së shqiptarëve të LSDM-së së Zoran Zaevit.

Në pyetjen: “Nëse ngjarjet pas-zgjedhore dhe deklaratat e liderëve politikë kanë ndryshuar mendimin tuaj për mbështetjen e LSDM-së?”, rreth 37 për qind e të anketuarve shqiptarë janë shprehur se LSDM-në “do ta mbështesin edhe më shumë”. /Albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu