Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi janë zgjedhur nënkryetarë të LDK-së në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku u zgjodh Kryesia e re e kësaj partie.
Ndërsa për sekretar partie është caktuar Imri Ahmeti. Mbledhja e KP-së ka përfunduar derisa pritet të fillojë mbledhja e Kryesisë së re.
Abdixhiku mbërrin në mbledhjen e LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në ambientet e hotelit, ku për pak minuta pritet të fillojë mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, për zgjedhjen e kryesisë së kësaj partie.
Abdixhiku erdhi i shoqëruar nga Anton Quni dhe Imri Ahmeti. Nënshkruhen anëtarët që do të zgjedhin kryesinë e re të LDK-së Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, për pak minuta do të nis mbledhjen, ku do të zgjedhet kryesia e kësaj partie.
Anëtarët që do të zgjedhin kryesisë e re kanë filluar të nënshkruhen. Në këtë mbledhje do të hartohet edhe platforma, në bazë të së cilës do të punojë kryetari Lumir Abdixhiku. Ndryshe, LDK-ja ka mbajtur zgjedhjet e brendshme të dielën e kaluar. Përmes votimit të fshehtë Abdixhiku kishte mposhtur Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën qysh në raundin e parë.









