Antonela tha se Atdheu i gjuajti me karrige, paralajmëron Shqipja: Do dalin dhe këta 2 burracakët

Ditën e djeshme në ‘Përputhen’ u nxehën gjakrat mes Antonelës dhe Atdheut, ku ajo e akuzoi këtë të fundit se nuk është aspak ashtu siç duket, duke i kujtuar një skenë ku ai i ka gjuajtur me karrige ishte konkurrentes, Shqipes.

“Momenti që ma ke shpifur ka qenë atë ditë që i ke gjuajtur Shqipes me karrige në emision. Ma ke kujtuar babin tim me ato skena. Ndyrësirë je! Ashtu i trajtoni femrat, preferoj të dal nga emisioni vetëm se me ju, Shpifsirë je! je! Duke i gjuajtur karrigen në fytyrë tjetrës. Shpresoj të ketë drejtësi për meshkuj si ju! Ishalla del ajo skena e atij që tregon fytyrën e vërtetë të Atdheut, që bën si i mirë aty dhe ndërkohë i gjuan karrige vajzave turinjsh. I shpifur!”, tha Antonela.

Mirëpo, pas kësaj deklarate nga ana e Antonelës nuk mungoi një reagim nga Shqipja.

Me anë të një postimi në InstaStory kjo e fundit dhe një mesazh për ndjekësit ku paralajmëroi një skandal të radhës, i cili sipas saj ka të bëjë më ‘dy burracakët’.

“Çdo gjë ka kohën e vet…dhe mos më bëni më shumë pyetje, sepse nuk ju kam zhgënjyer asnjëherë. Shumë shpejt do dalin dhe këta 2 burracakët”, ka shkruar ish-konkurrentja.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Shqipja i doli në mbrojtje Antonelës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu