Anulohen kontrollet dhe operacionet në Qendrën Klinike në Shkup për shkak të vizitës së Papës

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë anuluar të gjitha kontrollet dhe operacionet në klinikat e Qendrës Klinike në Shkup, për shkak të vizitës së Papës Françesku.

Kjo do të ndodhë më 7 maj, për shkak të kontrolleve të sigurisë që janë shtuar në kryeqytet dhe evitimin e tollovisë në komunikacion.

“Për shkak të këtyre protokolleve, mbërritja deri tek Klinikat e Shkupit do të jetë e pamundur, andaj kemi informuar klinikat përmes një letre që të informohen të gjithë pacientët për shtyerjen e termineve”, theksoi Ministria e Shëndetësisë.

Agjenda e Papës në Shkup

Zyra për shtyp pranë Selis së shenjtë në Vatikan, sot e publikoi programin për vizitën e papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut.

Është parashikuar që papa të arrijë në Shkup, në vendlindjen e Nënës Terezë, më 7 maj në mëngjes.

Pas pritjes zyrtare, papa Françesku do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, me kryeministrin Zoran Zaev, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe korin diplomatik.

Gjatë qëndrimit në vend, ai do të takohet edhe me liderët fetarë dhe me persona të varfër”, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.
Në programin për udhëtim apostolik të papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut është parashikuar të shërbehet në liturgji, ndërsa pastaj të marrë pjesë në takim ekumenik dhe të ndërfetar me të rinjtë.

Papa Françesku, udhëtimin e tij të 29-të apostolik, do ta përfundojë në orët e pasdites më 7 maj, me takim me klerikë dhe familjet e tyre, pas së cilës kthehet në Romë.

Paraprakisht, kryetari i Kishës katolike të Romës do të qëndrojnë në Republikën e Bullgarisë ku do t’i vizitojë qytetet Sofje dhe Rakovski.


1 Koment

  1. Ju nuk jeni Njerz Ju nuk jeni Tamam
    Nuk kam fjal Shka me Ju than hije qfar populli jeni .Po besoj qe aß Ju vet skeni Faj se aq dini aq e keni kapacitetin e Trurit
    Mu anulu kontrollet die operacionet pershkak qe vjen ne vizit Papa Franqesku
    Ju nuk jeni popull
    Ju jeni prej Zotit te denuar besoni
    Ju jeni Njerz qe vriteni per gjdo dir
    Ju jeni Njerz qe shkoni ran diten ne kish e Xhami die vllaut i jepni Pare me kamst
    Ju jeni Njerz qe berlloku Ski pengon para der es
    Adi qka me Ju than
    Edhe ket rast e banet mu anulu operationet pershkak Papes
    Qka ka lidhje Spitali me viziten e Papes ooo analfabeta
    A e dini qka don te thot shendet nje operation qfar domethenije ka
    JU JENI TE DENUAR PREJ ZOTIT
    JUVE AS RAMAZANI SJU TAKON
    AI QE JUVE UA URON RAMAZANIN PER MU NUK ESHT NJERI
    JU JENI TE DENUAR PREJ ALLAHUT BESONI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu