Anulohet dasma e Getit dhe Marinës në Prishtinë

Përkundër faktit se kemi parë mjaft dasma spektakolare, ajo ka marrë epitetin e dasmës së vitit.

Kurorëzimi i dashurisë së Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës, i zbuluar së pari nga Prive dukej se më në fund po shkonte siç ishte planifikuar.

Data 10 Shtator parashihej të shënonte dasmën e madhe në Prishtinë por duket se gjërat kanë ndryshuar. Prive.al nga burime shumë të sigurta pranë çiftit ka arritur të mësoj se në ditët e fundit, Geti dhe Marina kanë ndryshuar planet duke e zhvendosur ceremoninë në Shqipëri.

Nuk dihen arsyet e këtij vendimi të papritur, rreth dy javë para datës së madhe por detajet tjera pritet të zbulohen me kalimin e ditëve.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.org/roze/anulohet-dasma-e-getit-dhe-marines-ne-prishtine-424247/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu