Lideri i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev thotë se egzistojnë me qindra skenarë për formimin shumicës parlamentare për krijimin e qeverisë së re në vend, por ai i cilëson 3 skenarë si më të realizueshëm, përcjell InfoShqip.com
Apasiev ishte i ftuar në një emision në Televizionin Kanal 5 ku tha se opsioni i parë i mundshëm është ai ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së. Kërkesa për kryeministër shqiptar sipas tij është një blof nga BDI për të marrë MPB-në.
Opsioni i dytë, sipas Apasievit, është koalicioni ndërmjet VMRO-së dhe gjitha partive tjera shqiptare pa BDI-në. Ndërsa opsioni i tretë është ai që të shkëmbehen deputet ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-së për të krijuar një “platformë shkupjane” kundër asaj të ashtuquajtur “platformë e tiranës”.
Apasiev tha se nga këto tre opsione ato do i jepnin mbështetje opsionit të dytë. Ndërsa partia “E majta” akoma kërkon llogari dhe akuzon për vjedhje votash dhe zgjedhje jo të sakta dhe jo korrekte. /InfoShqip.com