Zyrtari i lartë i koalicionit VLEN, Arben Fetai, ka shpërndarë një mesazh të fortë optimizmi dhe mobilizimi qytetar në rrjetet sociale, duke njoftuar afrimin e dy personaliteteve të reja në radhët e kësaj force politike.
“Po vijnë me zemër, jo për emër. Po na mbushet shtëpia me njerëz të zotë”, shkruan Fetai, duke theksuar se dita-ditës vizionit të qartë të ndryshimit po i bashkohen figura të dëshmuara në profesion dhe në angazhimin qytetar.
Ai prezanton dy anëtarët më të rinj:
• Znj. Arlinda Hamzikj, gjuhëtare dhe koordinatore projektesh me përvojë disadekadëshe;
• Dr. Ylber Sejfedini, magjistër i shëndetit publik.
“Ndryshimi nuk ndodh vetë, ai ndërtohet nga njerëz që besojnë, që japin, që veprojnë. Zemra pa dije nuk mjafton. Dija pa zemër nuk frymëzon. Kur bashkohen të dyja, për shqiptarët, ia VLEN”, përmbyll Fetai mesazhin e tij.
Ky zhvillim shihet si një hap i radhës në konsolidimin e VLEN-it si një alternativë me theks në përfaqësimin qytetar, profesionalizmin dhe frymën e re në politikë. /INA/