Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, i cili rrezikon seriozisht mos jetë deputet në qarkun e Vlorës, për herë të parë kërkon ndjesë për humbjen e Partisë Demokratike, por në detyrën e tij si sekretar I përgjithshëm u bën thirrje të gjithë komisionerëve të PD të qëndrojnë në detyrë.
“Falenderoj me mirënjohje të thellë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike për katër vitet e një opozite të vështirë, tre muaj qëndresë në çader dhe një muaj fushatë të përkushtuar. Po ashtu ju bëj thirrje numeruesve dhe komisionerëve te PD, që të numërojnë cdo votë te opozitës, që vullneti i Shqiptarëve të pasqyrohet drejtësisht.
Me përgjegjësinë e plotë si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë shpreh keqardhjen për rezultatîn e zgjedhjeve dhe bindjen se misioni i Partisë Demokratike vazhdon” thotë Ristani në një postim në facebook.










