Arbër Zeneli talenti nga Kosova i cili luan tek Herenven në kampionatin Hollandez po kërkohet nga shumë klube pas paraqitjeve shumë të mira me Herenven dhe Kosovën në Ligën e Kombeve, shkruan Albeu.com.
Zeneli së fundmi me Kombëtaren e Kosovës ishte protagonist kryesor në sfidën ndaj Azerbaxhanit duke shënuar 3 gola.
24 vjecari sipas gazetës ‘’Corriere dello Sport’’ shumë klube të mëdha i janë vën pas si Ajax, PSV dhe Fiorentina.
Ndërkohë Zeneli bën pjesë prej vitit 2016 tek Herenven, duke shenuar 14 gola në 71 ndeshje të zhvilluar. /albeu










