Kërkon të dijë gjithçka për të ftuarit në “Zonë e Lirë”, veçanërisht “sekretet” e tyre më të errëta dhe intime. Megjithatë, kur bëhet fjalë për jetën e tij private Arian Çani flet pak.
Moderatori i njohur ka zbuluar së fundi një detaj që ka ngritur shumë dyshime dhe aludime.
Pas performancës së Arlinda Gjonit në “Your Face Sound Familiar”, e cila ka imituar këngëtaren e njohur Artiola Toska me këngën “Mirmëngjes dashni”, Çani ka treguar se Artiola është këngëtarja e tij e preferuar.
Moderatori i “Zonë e Lirë” ka thënë gjithashtu se nëse do të martohej një ditë, në dasmë e tij do të ftonte si këngëtare Artjola Toskën.
Kaq mjaftoi që në internet të vërshonin komentet se Çani nuk është i martuar me atë që të gjithë e njohin si bashkëshortja e tij.
Por a ishte kjo vetëm një batutë e Çanit, apo moderatori e kishte fjalën vetëm për dasmën, këtë nuk mund ta themi me siguri. Megjithatë, nuk do ishte aspak çudi që Çani të sqaronte gjithçka në daljen e tij të radhës në publik.