Ariu jetonte me bukë dhe birra (FOTO)

Lajmi për lirimin e ariut Tomi është publikuar edhe nga “Daily Mail”. Më herët media britanike kishte bërë një artikull të gjatë ku tregoheshin kushtet e mjerueshme në të cilat jetonte ariu. Madje, gazeta britanike e quante si një prej arinjve më të trishtuar në botë.
“Prej dy vitesh Tomi jetonte i burgosur dhe ishte i detyruar që të mbijetonte me bukë dhe birra. Tani, ariu i mrekullueshëm shqiptar, i cili njihej ndryshe si ariu më i trishtuar në botë, kur u gjendja e tij u zbulua nga Mail, më në fund u lirua nga qelia e tij”, shkruan gazeta britanike.
Më tej në artikull theksohet se ariu i murrme ishte rrëmbyer nga habitati i tij, në mënyrë që të shërbente si një atraksion turistik. Dhe për dy vjet, ky ka qenë funksioni i Tomit.
“Dje, qeveria shqiptare bëri të mundur lirimin e tij dhe tani ariu është gati të nisë një jetë të re në natyrë dhe kjo falë mbështetjes së madhe të publikut britanik”, theksohet në artikull. Ai është dërguar në kopshtin zoologjik të Tiranës ku do të kontrollohet nga veterinerët dhe më pas do të dërgohet në Kosovë.
Carsten Hertwig një ekspert arinj në një organizatë në Shqipëri ka rrëfyer: “Tomi është në një gjendje të mjerueshme. Dhëmbët e tij janë shumë të dëmtuar dhe ka disa dëmtime në pjesën e sipërme të trupit”.

1-1166A2A3A41-11665-208


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu