Arma e rrallë shqiptare në arkivat e Perandorisë Osmane

Ottomanarchive, është një faqe në Instagram e cila publikon fotografi historike të ish-Perandorisë Osmane. Kjo faqe ka shpërndarë një fotografi e një armë shqiptare të shekullit të 19-të.

Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një rastësi ose jo, por kjo fotografi është shpërndarë pikërisht në 551 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu i cili udhëhoqi shqiptarët , pikërisht kundër ish-Perandorisë Osmane.

Perandoria Osmane e njohur edhe si Perandoria Turke ishte një perandori e themeluar në fund të shekullit XIII në Azinë e Vogël veriperëndimore, gjëgjësisht në rrethinën e Bilexhikut dhe Sëgytit, nga kreu fisnor oguz turk Osmani.

Pas vitit 1354, osmanët kaluan në Evropë, dhe me pushtimin e Ballkanit, Bejllëku Osman u kthye në një perandori transkontinentale. Osmanët i japën fund Perandorisë Bizantinenë vitin 1453 me pushtimin e Kostadinopojës nga Mehmet Fatihu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu