Armando Broja surprizon Luiz Ejllin, i dërgon mesazh në shtëpi: Je më i miri

Tashmë reality show “Big Brother VIP Albania” ka përfshirë edhe futbollistët që nuk mungojnë herë pas here në rrjetet sociale duke treguar banorin e preferuar.

Luiz Ejlli është një nga ata që ka fansat më të shumtë dhe kjo shihet edhe nga mesazhet që herë pas herë i dërgojnë në mënyra të ndryshme.

Së fundmi, edhe Armando Broja që ka surprizuar shkodranin.

Te rubrika “Big Love”, aty ku banorët lexojnë mesazhet që i vijnë nga fansat e tyre, sulmuesi i Chelsea-it dhe njëkohësisht i kombëtares shqiptare ka dërguar një mesazh. Ai mbështet publikisht Luizin bashkë me familjen e tij.

“Luiz të përshëndesim. Je më i miri. Të ndjekim çdo ditë. Familja Armando Broja Londër”, shkruhej në mesazhin drejtuar këngëtarit të njohur duke nxitur dhe reagimin pozitiv të këtij të fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu