Kur futbolli bëhet politik apo më keq akoma partiak, atëherë ka një ndarje të rëndësishme mes pasionit dhe interesit.
Të gjithë shqiptarët iu gëzuan pafund dhe me emocione të sinqerta dy golave të Armando Sadikut në përballjen e fundit kundër Izraelit. Por si do ndihen sot shqiptarët kur Sadiku e përbalt ndjesinë e tifozëve dhe golat nuk ia dedikon futbollit por një partie politike, PS-së në këtë rast.
Në një spot publicitar të publikuar së fundmi në profilin zyrtar të Edi Ramës, shfaqet Armando Sadiku dhe me golat e shënuar në emrin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit bën fushatë politike për rilindjen duke ia dedikuar edhe dy golat edhe suksesin e Shqipërisë nën drejtimin e De Biasit.
Po tifozëve çfarë u dedikon Sadiku?!
Ndoshta De Biasi e kishte kuptuar që futbolli në Shqipëri është zaptuar nga politika dhe natyrshëm detyra e tij si trajner nuk kishte më kuptim… Tani trajner i ri sipas Sadikut është Edi Rama.










