Protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan në Armeni u përpoqën të hyjnë në ndërtesën e qeverisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Edhe sot në kryeqytetin Jerevan kanë vazhduar protestat që cilat filluan pasi Pashinyan pranoi humbjen përballë Azerbajxhanit në Malësinë e Karabakut, rajon që ishte nën pushtimin armen për gati 30 vite.
Protestuesit tentuan të hyjnë në ndërtesën e qeverisë ku po mbahej takimi i kabinetit.
Më shumë se 40 persona u arrestuan pas përleshjes mes protestuesve dhe policisë e cila u përpoq të ndalojë këtë incident.
Përfaqësuesit e partive opozitare në vend më parë paralajmëruan se “Pashinyan duhet të japë dorëheqjen deri më 8 dhjetor, në të kundërtën në vend do të fillojë mosbindja civile”.
Popullata në Armeni filloi protestat më 10 nëntor, pasi Pashinyan pranoi humbjen përballë Azerbajxhanit.









