Arrestim spektakolar i forcave RENEA, prangoset autori i tre vrasjeve, personi më i rrezikshëm në Vlorë

Drejtoria Vendore e Policisë në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea Tiranë, kanë kapur një shumë të kërkuar të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e trefishtë.
Operacioni për kapjen e Delin Hajdaraj, 26 vjeç, banues në Vlorë. u bë gjithashtu në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë

Ai është arrestuar rreth orës 20:30 të mbrëmjes, në katin e katërt (me qira) të një pallati në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë.

Delin Hajdaraj, ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në 28 Korrik të vitit 2013, ku në bashkëpunim me Leo Osmeni, 23 vjeç (i arrestuar në flagrancë dhe i dënuar me 35 vite burg), në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Plazhin e Kalasë, kanë qëlluar me armë zjarri automatike model 56, në prezencë të pushuesve të tjerë, ku mbetën të vrarë 3 persona, me gjeneralitetet përkatëse:

1- D.A., 53 vjeçe,

2- S.B.,18 vjeç,

3- S.I., 35 vjeç.

Policia e Vlorës, duke patur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të tij, ka kërkuar ndihmë nga Forcat Speciale Renea Tiranë, të cilët në bashkëpunim kanë realizuar kapjen e tij të dënuar me burgim të përjetshëm, i cili kishte rreth 4 vite në arrati.

Policia dispononte informacion se ai strehohej edhe në 2 banesa të tjera me qira brenda në qytet.

Të tre banesat, i mbante me qira që prej muajit Gusht të vitit 2016 dhe i përdorte për ti shpëtuar ndjekjes së Policisë së Vlorës.

Pas ndërhyrjes dhe neutralizimit të personit nga Forcat Speciale Renea, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në zonën e “Plazhit të Vjetër” Vlorë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– një armë zjarri të llojit Pistoletë TT,

– një silenciator,

– një krëhër të mbushur me fishekë,

– 37 copë fishekë në total, të kalibrit 7.62 mm,

– 2 aparatë celularë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu