Arrestohet Donald Trump, 37 akuza penale ndaj tij

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump doli para një gjykate federale në Majemi i akuzuar për mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve sekrete qeveritare.

Trump përballet me 37 akuza, mes të cilave mbajtje e qëllimtë e dokumenteve sekrete të mbrojtjes, konspiracion, pengim të drejtësisë dhe deklarata të rreme.

Akuzat përfshijnë ndër të tjera shkelje të ligjit të spiunazhit, i cili e konsideron një vepër penale mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve që lidhen me mbrojtjen. Sipas aktakuzës, mes dokumenteve ishin disa nga sekretet më të ndjeshme ushtarake amerikane, përfshirë informacion mbi programin bërthamor të SHBA-së dhe pikat e dobëta të mundshme brenda vendit në rast të një sulmi.

Një nga dokumentet fliste për mbështetjen e terrorizmit nga një vend i huaj kundër interesave të SHBA-së. Në seancë, Trump u deklarua i pafajshëm për secilën nga 37 akuzat.

Nëse shpallet fajtor, zoti Trump rrezikon një dënim maksimal prej 20 vitesh heqje lirie.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu