Arrestohet Federica Mogherini! Ish-shefja e diplomacisë në BE

Ish-shefja diplomatike e BE-së, Federica Mogherini, është një nga tre personat e arrestuar nga policia belge të martën, në kuadër të një hetimi për mashtrim në financimin e Akademisë së Brukselit për diplomatë të rinj, raporton Euractiv, përcjell TV21. Policia belge ka bastisur shërbimet diplomatike të BE-së, kolegjin College of Europe dhe disa shtëpi private për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të fondeve të BE-së.

Një punonjës tjetër i kolegjit dhe zyrtari i lartë i Komisionit Evropian, Stefano Sannino, gjithashtu janë ndaluar. Mogherini është rektore e College of Europe që nga viti 2020, ndërsa drejtoi Shërbimin e Jashtëm Evropian (EEAS) nga 2014 deri 2019. Hetimi lidhet me aktivitetet e kryera gjatë mandatit të mëparshëm.

Komisioni Evropian konfirmoi praninë e policisë në ndërtesat e EEAS, por nuk dha detaje të tjera për shkak të hetimeve në vazhdim. Herman Van Rompuy, ish-president i Këshillit Evropian dhe aktualisht kryetar i Këshillit Administrativ të kolegjit, tha se ishte informuar për ngjarjet vetëm gjysmë ore më parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu